Telegrafi

Moti i kthjellët me temperatura të ulëta në Shqipëri

Ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas, në orët e para të ditës e në vazhdim pritet mbizotërim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin.

Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri 6 gradë Celsius, në zonat e ulëta 2 deri 12 gradë Celsius, në zonat bregdetare 5 deri 13 gradë Celsius. /Telegrafi/