Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit kryesisht në jug dhe lindje alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në relievet malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 11 deri në 33 gradë Celsius. /Telegrafi/