Telegrafi

Moti i keq, situatë alarmante në Italinë veriore: Disa të evakuuar, të tjerë të bllokuar (Video)

Moti i keq ka shënuar një “armëpushim” në Italinë veriore pas dëborës dhe stuhive të së hënës.

Megjithatë, situata mbetet kritike në Emilia Romagna. Në komunën e Brescello, lumi Enza kaloi shtratin e vet dhe pushtoi qytetin dhe zonën industriale.

Mbi 1 mijë njerëz janë evakuuar në zonë, disa të tjerë janë bllokuar nëpër shtëpi, duke pritur për helikopterë dhe për automjete amfibe. Situata është e njëjtë edhe në disa zona të tjera.

Në Lombardi, niveli i lumit “Po” u rrit me një metër në Ponte della Becca, në Pavia.

Në zonën e Bergamos ka pasur rrëshqitje dherash, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në rrugë.

Në zonën Alessandria, temperaturat kanë rënë nën zero gradë. Disa ambulanca janë bllokuar dhe disa shkolla janë mbyllur të martën.

Në Liguria nuk ka më shi, por situata në brendësi të zonës mbetet kritike.

Nga ana tjetër, lumi Magra, në Bocca di Magra në komunën e Ameglia, mbetet mbi nivelin e shtratit të tij dhe është rritur me mbi 3 metra e gjysmë, duke shkaktuar përmbytje të shkollave, kopshteve si dhe institucioneve të tjera publike. /oranews.al/