Kryeqyteti, i goditur nga moti i keq fundjavën e festave të nëntorit, po has edhe në vështirësi me furnizimin me energji elektrike, për shkak të avarive të shumta.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), janë një sërë zonash, në të cilat po punohet për rikthimin e energjisë.
Pjesërisht të goditura janë zona e Yzberishtit, Kashari dhe një pjesë e Ali Demit.
Në të gjithë zonat, grupet e OSHEE-së po punojnë në terren. Gjithsesi, vështirësi janë hasur për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme.
Ndaj, ka pasur vonesa në rikthimin e menjëhershëm të energjisë në këto zona.