Site icon Telegrafi

Moti i keq, rrugët e një qyteti mbushen me shkumë të detit – pamje që tregojnë pasojat e stuhisë që vazhdon të godasë Spanjën

Majorka është përballur nga valë të mëdha të ujit dhe një qytet tjetër është mbushur me shkumë të detit ndërsa një stuhi vazhdon të godasë Spanjën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani, nga pasojat e stuhisë, kanë mbetur katër të vdekur dhe 200 mijë banorë pa energji elektrike.

Ndërkohë, disa pamje të publikuara treguan valë që përplaseshin mbi muret e bregdetit dhe dërgonin ujë drejt ndërtesave në Cala Ratjada në Majorka.

Ndërsa në vendpushimin Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen e rrallë – ku shkuma e detit kishte “pushtuar” një pjesë të qytetit të vjetër.

Madje një grua është filmuar duke provuar të futej në shtëpinë e saj, që ishte mbuluar me shkumë në një lartësi deri në bel.

Ministri i Brendshëm e ka përshkruar stuhinë si ‘të jashtëzakonshme’, ndërsa nëntë provincat janë akoma në alarm portokalli ose të verdhë për shkak të erërave të mëdha dhe valëve, borës dhe rrezikut nga akulli dhe ortekët.

Zyra e Jashtme ka lëshuar një paralajmërim ‘rreziku ekstrem’ për turistët britanikë pasi stuhia mori katër jetë njerëzish.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në kërkim të dy personave të zhdukur në qytetin Costa Brava të Palamos dhe një qytet të vogël afër Barcelonës të quajtur Begues. /Telegrafi/

Exit mobile version