Site icon Telegrafi

Moti i keq, rrëzohet dhe bie mbi një automjet pema në Tiranë

Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me shira.

Për shkak të erës së fortë, në Tiranë është rrëzuar një pemë e cila ka rënë mbi një automjet frigoriferik pranë tregut të ish-Uzinës Dinamo.

Për fat të mirë nuk raportohen viktima, ndërkohë që moti i keq vazhdon në të gjithë vendin. Përmbytje janë paralajmëruar në Vlorë dhe Durrës.

Exit mobile version