Site icon Telegrafi

Moti i keq përfshin Shqipërinë

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore.

Këtë mëngjes, moti i keq shkaktoi vonesa në lëvizjet e trageteve në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve ka mbërritur me 2 orë vonesë në port, ndërsa trageti tjetër nga Bari është në pritje. Era me drejtim nga jugu në det të hapur fryn me shpejtësi deri në 25 m/sek.

Deti regjistron forcën 7-8 ballë. Më pak e trazuar është situata në Gjirin e Durrësit, ku deti është 5-6 ballë dhe shpejtësia e erës e përgjysmuar (12 m/sek). /Telegrafi/

Exit mobile version