Telegrafi

Moti i keq përfshin pjesë të Italisë, tre të zhdukur – situatë kritike në shumë qytete

Moti i keq ka sjellë dëmtime në pjesën veriore të Italisë.

Përmbytje serioze janë shkaktaur në Limone Piemonte, pasi përroi Vermegnana ka dalë nga shtrati.

Në qytet nuk ka energji elektrike dhe shumë zona janë përmbytur plotësisht.

Shumë persona u evakuuan për shkak të përmbytjes.

Ndërkohë tre persona që udhëtonin me një furgon nga shoqata Emmaus Cuneo, e cila ishte drejtuar për në Tenda, në Val Roya për të ngarkuar materiale kanë rezultuar të zhdukur.

Ndërsa, zjarrfikësit shpëtuan pesë persona të cilët për shkak të motit të keq, ishin bllokuar në tunelin që lidhë Italinë me Francën. /javanews.al/