Telegrafi

Moti i keq përfshin Italinë, përmbytje dhe situatë emergjence në disa zona

Italia është përfshirë këtë mëngjes nga një situatë emergjence pas valëve të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve që po godasin vendin, bënë të ditur autoritetet.

Rajonet me alarmin maksimal janë Lombardia, Veneto, Friuli-Venecia Giulia, Liguria, Trentino-Alto Adige dhe Abruzzo, me shpejtësi të erës që arrijnë deri në 100 kilometra në orë.

Shkollat në shumë qytete, përfshirë Romën, janë të mbyllura për shkak të motit ekstrem, përcjell opinion.al.

Autostrada dhe hekurudha në kalimin e Brennerit janë rihapur. Ato u mbyllën për një rrëshqitje të tokës në zonën e kufirit italo-austriak.

Kalimi në mes të Italisë dhe Zvicrës në Sempione, gjithashtu është ende i mbyllur.

Një biznesmen dhe tre punëtorë humbën jetën pas një rrëshqitjeje të tokës. Ata po punonin për të ndrequr një kanalizim në zonën e Crotones.