Një stuhi e vazhdueshme mbuloi pjesë të mëdha të Spanjës me një sasi të pazakontë dëbore, duke vrarë të paktën katër vetë dhe duke lënë mijëra të bllokuar në vetura, stacione treni dhe aeroporte që pezulluan të gjitha shërbimet.
Agjencia kombëtare e motit njoftoi se që nga ora 7 e mëngjesit, reshjet e borës në Madrid arritën një nivel të pa parë në gjysmë shekulli., raporton cbsnews.
Më shumë se 50 centimetra dëborë ranë në kryeqytetin spanjoll, sipas agjencisë së motit AEMET, transmeton Telegrafi.
Trupat e një burri dhe një gruaje u gjetën nga shërbimi i urgjencës së rajonit Andaluzia pasi vetura e tyre u përmbys nga një lum i rrëmbyeshëm pranë qytetit të Fuengirola.
Ministria e Brendshme tha se një 54-vjeçar u gjet gjithashtu i vdekur në Madrid nën një grumbull të madh dëbore. Një njeri i pastrehë vdiq nga hipotermia në qytetin verior të Zaragoza, njoftoi departamenti lokal i policisë.
AEMET kishte paralajmëruar se në disa rajone do të kishte rreshje të vazhdueshme të dëborës për më shumë se 24 orë shkaku i kombinimit të çuditshëm të një mase ajri të ftohtë të ndenjur mbi Gadishullin Iberik dhe mbërritjes së stuhisë më të ngrohtë Filomena. /Telegrafi/