Telegrafi

Moti i keq në Itali, shkon në pesë numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë.

Sipas mediave, ka shkuar në pesë numri i viktimave dhe dy persona rezultojnë të humbur.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një pemë mbi automjetin ku po udhëtonin ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Ndërkohë, viktima e katërt është regjistruar në Terracina në bregdetin e Lazios, përcjell oranews.tv.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Kryetarja e Bashkisë së Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian.