Site icon Telegrafi

Moti i keq në Francë, rreth 200 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Në mëngjesin e ditës së martë, banorët e rreth 200 000 shtëpive janë zgjuar pa energji elektrike, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut që përfshinë zona të shumta.

Kjo është bërë e ditur nga ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike në Francë.

”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’, saktësoi ENEDIS në një komunikatë të shkurtër për shtypin.

Kompania njoftoi se ekipet janë të mobilizuara në terren për të sjellë energjinë elektrike sa më shpejt, përcjell opinion.al.

”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, sqaroi për median një zëdhënëse e kompanisë.

Exit mobile version