Site icon Telegrafi

Moti i keq ndërpret fluturimet në aeroportin e Rinasit, avioni bën ulje të detyruar në një tjetër shtet

Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit.Sipas burimeve ekskluzive për albeu.com, avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq.

Ndalesa në Bari ka qenë një ulje e detyruar, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta. Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën.

Ndërkohë kujtojmë se moti i keq ka përfshirë vendin tonë, por jo vetëm, gjatë ditës së sotme, ku reshjet e shiut dhe erërat e forta po sjellin vështirësi në lëvizje për qytetarët./abcnews/

Exit mobile version