Site icon Telegrafi

Moti i keq, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në Bulqizë

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në një postim në Facebook.

Sipas Ministrisë fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

“Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, shkruan Ministria.

Moti i keq me reshje bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë ka përfshirë këto ditë vendin tonë, duke vështirësuar qarkullimin në shumë akse dhe duke sjellë mbylljen e 77 shkollave në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version