Site icon Telegrafi

Moti i keq e përmbyti komunën e Dollnenit, shkatërrohen të mbjellat me grurë dhe duhan

Shtëpi të përmbytura, të mbjella me duhan dhe grurë të shkatërruar. Kështu është pamja në komunën e Dollnenit pas motit të keq i cili e përfshiu mbrëmë rajonin e Prilepit, transmeton Telegrafi Maqedoni

“Shiu i rrëmbyeshëm i përmbyti shtëpitë. Popullata vendore me pompat e tyre dhe Njësiti i zjarrfikësve të Prilepit deri në orët e mëngjesit e nxirrnin ujin nga shtëpitë. Përpos kësaj, breshëri shkatërroi sipërfaqe të tëra me duhan dhe grurë në fshatrat Lazhan dhe Koshinë. Ende nuk e dimë si është gjendja në fshatrat tjera, ka deklaruar kryetari i komunës së Dollnenit, Boshe Miloshevski.

Organet kompetente thonë se gjatë ditës së sotme do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në këtë rajon./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version