Site icon Telegrafi

Moti i keq dhe përmbytje, shtyhet ndeshja Valencia – Real Madrid

Federata  e Futbollit të Spanjës ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e xhiros së 12-të të kampionatit që Valencia dhe Real Madrid duhej të luanin këtë të shtunë, më 2 nëntor, në orën 21:00 në Mestalla është shtyrë.

Deri te ky vendim ka ardhur për shkak të fatkeqësisë natyrore në Valencia, ku ka pasur përmbysje të mëdha në këtë qytet.

Edhe Real Madridi ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes për një datë të pacaktuar.

“Për shkak të fatkeqësisë natyrore që ka ndodhur në rajonin Valencias dhe për shkak të tre dit zie zyrtare me pezullimin e festimit të garave sportive në Komunitetin Autonom të lartpërmendur, është marrë një kërkesë për shtyrje nga La Liga”.

“Pasi kemi biseduar me të gjitha klubet e përfshira. Duke pasur parasysh shfaqjen e një shkaku të forcës madhore që rrjedh nga ngjarjet e sipërpërmendura, është me vend që të bihet dakord për shtyrjen e ndeshjeve të planifikuara”, thuhet në deklaratën e La Ligas.

Por jo vetëm ndeshja Valencia – Real Madrid është shtyrë, pasi edhe ndeshja të tjera në këtë rajon janë shtyrë si Villarreal – Rayo Vallecano, Castellon – Racing, Eldense – Huesca dhe Levante – Malaga. /Telegrafi/

Exit mobile version