Telegrafi

Moti i shkakton prishje KEK-ut

Sipas një njoftimi për media janë dëmtuar shtylla, izolatorë e përçues, që kanë shkaktuar prishjen e daljeve 10-kilovoltëshe.

Të gjitha daljet 10 kV që janë në prishje janë largpërçues ajror. Prishjet kanë rezultuar pasi era e fortë ka bërë që përçuesit 10 kV dhe 0.4 kV të bien në tokë, si dhe të lakohen ose rrëzohen shtyllat e përçuesve 10 kV ose 0.4 kV.

Në të gjitha distriktet KEK ka pasur prishje si pasoje motit. /Telegrafi/