Site icon Telegrafi

Moti i lig në SHBA, 14 të vdekur dhe 500.000 njerëz pa rrymë

Në shtetet Oklahoma, Kansas, Missouri e Illinois, temperaturat e ulëta, të përcjella me furtuna të forta bore dhe me akull në të gjitha rrugët, i kanë shkaktuar vështirësi popullatës lokale, të cilës, në ndërkohë, i është tërhequr vëmendja që të jetë e kujdesshme, pasi që pritet mot edhe më i lig.

Guvernatori i Missourit, Matt Blunt, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e tij, dhe në ndihmë banorëve, u ka dërguar njësitet e Gardës Kombëtare.

Exit mobile version