Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin e IHK.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë, deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim. Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/