Telegrafi

Moti gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut

Gjatë fundjavës pritet të kemi mot të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore reshjet do të jenë në formë të borës.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se nga dita e hënë do të ketë erë në drejtim verior dhe stabilizim pritet të ketë gjatë ditës së martës.

Temperaturat minimale nesër dhe pasnesër pritet të jenë nga 0 deri 9 gradë celsius, ndërsa temperatura më të ulëta pritet të ketë gjatë ditës së martë kur do të jenë në minus dhe do të arrijnë deri në katër gradë celsius. Temperaturat ditore do të jenë prej gjashtë deri në 15 gradë celsius./Telegrafi/