Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike moti gjatë fundjavës do të jetë me erë fuqishme në drejtim verior dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës.
Reshje të shiut dhe reshje të borës në pjesët malore të vendit do të ketë ditën e hënë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të premten dhe të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell por me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit.
Nesër moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë -10 ndërsa maksimalja nëntë gradë celsius./Telegrafi/