Telegrafi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me periudha me diell dhe me kushte për reshje lokale të shiut dhe stuhi të rralla.

Temperatura minimale do të jetë intervalin prej 4 deri 13 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 14 deri 24 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe me periudha të diellit dhe me kushte të reshjeve të shiut. Do të fryjë erë në drejtim veri-perëndimor ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 21 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut./Telegrafi/