Telegrafi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri shtatë gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 10 deri 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.

Reshje të shiut pritet të ketë nesër në mbrëmje dhe do të zgjasin deri të mërkurën, ndërsa në vendet malore reshjet do të jenë në formë të borës./Telegrafi/