Moti nesër pritet të jetë me vranësira dhe me mjegull.
Paradite në pjesën jugore të vendit do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri shtatë gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë prej pesë deri 11 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe me mjegull ku temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë. Ndryshim të motit pritet të ketë të premten ku priten reshje të shiut dhe rënie të temperaturave./Telegrafi/