Moti nesër do të jetë me diell ndërsa në mëngjes do të ketë mjegull.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -11 deri në -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga tre deri nëntë gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe në mëngjes me mjegulla ku temperatura maksimale do të arrijë deri në katër gradë celsius.
Nga dita e mërkurë moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut./Telegrafi/