Site icon Telegrafi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

 

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë në drejtim veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit era do të jetë në drejtim perëndimor.

Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa temperatura minimale do të jetë nga 13 deri 20, kurse maksimalja nga 27 deri më 35 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 29 gradë celsius.

Gjatë ditës së hënë do të kemi mot stabil me erë në drejtim veriperëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version