Site icon Telegrafi

Moti i ftohtë në Maqedoni i rrezikon pemët dhe vreshtat

Temperaturat e paralajmëruara të ulëta të cilat kanë arritur deri në -20 gradë celsius, nuk do të shkaktojnë kurrfarë dëme tek të mbjellat vjeshtore, por paraqesin rrezik për pemët dhe vreshtat, thonë agrometeorologët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presim të krijohet shtresë bore gjithkund në Maqedoni, duke i përfshirë edhe rajonet bujqësore, veçanërisht Pellagoninë dhe Ovçe Polen, ku ka kultura të drithërave. Ato në këtë moment janë shumë të ekspozuara në ndikimet e jashtme por, shpresojmë se nuk do të pësojnë kurrfarë dëme sepse shtresa e borës vepron si izolues. Në goditje do të jenë pemët shumëvjeçare, vreshtat dhe pemët të cilët janë në fazë të dimërimit”, deklaroi agrometeorologu Angelo Angeleski.

Sipas Angeleskit, janë të mundura dëme të sythave të cilat ende janë në kushte qetësie, ndërsa nuk përjashtohet edhe ngrirje e degëve të holla./Telegrafi/

 

Exit mobile version