Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për turistët e shumtë.
Natyra e bukur, moti i ngrohtë me diell bëri që shumë vizitorë kryesisht nga Kosova të zgjedhin edhe këtë fundjavë bregdetin e Shëngjinit.
“Shëngjini ka malin, ka detin, ka shëndetin, ka jodin, i ka të gjitha”, shprehet turistja nga Kosova.
“Shëngjini vendi më i bukur, por edhe e vizitojmë kështu, kohë pas kohe”, deklaron një tjetër turiste nga Kosova.
Shëngjini mbetet ndër më të preferuarit edhe për çmimet që afrohen. Pushuesit thonë se ato janë të pranueshme. Por ka edhe nga ata që thonë se çmimet janë disi të papërballueshme.
“Çmimet i luhasin ndonjëherë. Çmimet e kalojnë atë mundësinë e asaj që kemi mundësi ne”.
Prej pak ditësh Bashkia e Lezhës ka nisur me pastrimin e vijës bregdetare dhe nivelimin e rërës dhe largimin e saj nga shëtitorja kryesore.
Shëngjin pritet që edhe këtë sezon të jetë një ndër zonat më të frekuentuara./Tv Klan