Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe prani zhvillimi të vranësirave në zonat malore dhe në jugperëndim të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 ballë, me lartësi vale 1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 16/32 diell
Kukës 14/30 diell pak re
Lezhë 14/31 diell
Dibër 13/28 diell pak re
Durrës 19/32 diell
Tiranë 18/33 diell
Elbasan 18/32 diell pak re
Berat 14/33 diell
Vlorë 16/31 diell
Korçë 13/27 diell pak re
Gjirokastër 13/33 diell pak re
Sarandë 19/32 diell. /Telegrafi/