Site icon Telegrafi

Moti deri në 33 gradë celsius

Moti për ditën e merkur do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë vranësira në zonat jugperëndimore dhe verilindore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që ekstremumet të variojnë nga 11 deri në 32-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version