Moti për të enjten parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në Shqipëri.
Temperaturat minimale parashikohet të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë celsius, ndërsa vlerat maksimale do të shkojnë nga 20 deri në 27 gradë celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug 1-15m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri 25m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 3-5 me lartësi vale 1.8-3.0 metër. /Telegrafi/