Moti në Shqipëri për të hënën parashikohet me vranësira të dendura që prej orëve të mëngjesit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet reshje shiu të cilat nisin me intensitet të ulët në mesdite. Gradualisht reshjet do të fitojnë intensitet në bregdet e Jug. Shtrëngata shiu me shkarkesa elektrike.
Parashikohen reshje bore të cilat do të kenë intensitet deri mesatar përgjatë zonave malore. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje 1- 6m/sek, ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri në 25m/sek. Valëzimi i forcës 4.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet
Temperaturat në °C
Shkodër
1/12 re shi
Kukës
-2/4 re bore
Lezhë
2/11 re shi
Dibër
-1/6 re bore
Durrës
2/16 re shi
Tiranë
3/13 re shi
Elbasan
3/12re shi
Berat
2/15 re shi
Vlorë
3/14 re shi
Korcë
-0/9 re shi/bore
Gjirokastër
3/15 re shi
Sarandë
3/17 re shi. /Telegrafi/