Telegrafi

Moti me borë e shi në Shqipëri

Foto: Arkiv

Territori i Shqipërisë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht deri pasdite. Në jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe në formë rrebeshi. Reshje bore në lartësitë mbi 600 metra në Jug e Juglindje, ndërsa në Veri e Verilindje në lartësi 200-300 metra. Do të ketë ngrica në zonat malore dhe akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje intensive dhe me rrahje në Shkodër e Lezhë dhe në brigjet detare nga 5-30 m/sek.

Deti do të jetë i forcës 3-4 ballë me lartësi vale 1.5-1.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/8 re shi borë

Kukës -1/3 re borë

Lezhë 4/9 re shi

Dibër -2/3 re borë

Durrës 5/12 re shi

Tiranë 4/12 re shi

Elbasan 4/7 re shi

Berat 3/9 re shi

Vlorë 3/12 re shi

Korçë 0/4 re borë

Gjirokastër 1/8 re shi

Sarandë 5/12 re shi. /Telegrafi/