Telegrafi

Montella i ka dy ndeshje që ta shpëtojë veten, janë nëntë trajnerë kandidatë për postin e tij

Vincenzo Montella duhet t’i marr gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, përndryshe do të largohet nga puna si trajner i Milanit. 

Presioni është rritur dukshëm pas barazimit 0-0 me AEK-un në Ligën e Evropës dhe kësaj duke ia shtuar edhe dy humbjet radhazi.

Sipas Sky, Montella duhet të fitojë ndaj Genoas dhe Chievos, për ta shpëtuar punën.

Tetori mbyllet me ndeshjen kundër Juventusit në San Siro, por trajneri fillimisht duhet t’i fitojë dy ndeshjet.

Nëse Montella nuk ia del, Milani ka bërë një listë ku janë disa trajner.

Prej emrave më të mëdhenj në listë janë Carlo Ancelotti, Luis Enrique, Thomas Tuchel, Laurent Blanc, gjithashtu edhe Marco Van Basten.

Në rast dështimi të arrijnë marrëveshje me njërin nga këta, nuk përjashtohen as emrat e Walter Mazzarrit, Paoulo Sousas, Masimo Oddo dhe Francesco Guidolin. /Telegrafi/