Telegrafi

Moteli i çuditshëm i mbushur me kloun të frikshëm

Që nga dera e hyrjes, deri tek shtrati në dhomën e fjetjes, në këtë motel klounët ju përcjellin ngado.

Si ata që kanë madhësinë e një të rrituri, deri tek klounët e vegjël që kacavirren nëpër mure, të gjithë këta përngjajnë si të jenë nga ndonjë film i frikshëm.

Me gjithë dukjen e tyre të pakëndshme, këta kloun janë bërë sensacion i turistëve, që shkojnë nga vende të ndryshme, për të parë ata.

“Po që se keni fobi nga klounët, më mirë mos vini këtu” është komenti që është lënë për këtë motel, në udhëzuesin për turist. /Telegrafi/