Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe me alternime të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.
Në relievet malore në lindje të vendit si dhe zonën e Alpeve do të ketë reshje të herëpashershme dhe të dobëta dëbore në lartësitë mbi 800-1000 metra.
Era do të fryjë Juglindje-Verilindje 1-15 m/sek. Erë e vrullshme, intensive dhe me rrahje deri 28 m/sek përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/12 re pak diell
Kukës 0/4 re pak borë
Lezhë 4/13 re pak diell
Dibër 1/3 re pak borë
Durrës 5/15 re pak diell
Tiranë 5/13 re pak diell
Elbasan 3/12 re pak diell
Berat 3/14 re pak diell shi
Vlorë 4/14 re pak diell
Korçë -1/3 re pak borë
Gjirokastër 2/12 re pak diell
Sarandë 5/14 re pak diell. /Telegrafi/