Moti në Shqipëri për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herë pas hershme, lokalisht shtrëngata shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite. Baza e reve të ulëta do të jetë 600 metra.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim –Veriperëndim 1-10 m/sek. Deti parashikohet të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 1-15km. Mjegull/mjegulline për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 11/21
Vendet e Ulëta 12/24
Vendet Bregdetare 13/23. /Telegrafi/