Moti për sot në Shqipëri parashikohet i vranët në orët e mëngjesit, e gradualisht me kthjellime kryesisht në zonat bregdetare dhe ato të ulëta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu lokale kryesisht të përqendruara në pjesën Jugore dhe atë Veriore të vendit. Reshje bore të intensitetit të ulët në Alpe e Verilindje.
Era me drejtim Verilindje me shpejtësi 6-30m/s, erë intensive dhe me rrahje përgjatë kryesisht në Veri e Veriperëndim të vendit.
Valëzimi në dete forca 3-4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër. /Telegrafi/