Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të ndryshueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu lokale dhe pjesërisht shtrëngatë.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim–Verilindje 1-10 m/sek. Deti parashikohet të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 8-20 km. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 10/25
Vendet e Ulëta 13/28
Vendet Bregdetare 14/27.