Telegrafi

Mot i vranët gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/