Site icon Telegrafi

Mot me vranësira dhe shi në Shqipëri, në zonat malore priten reshje dëbore

Moti për këtë të mërkurë parashikohet të jetë i vranët në të gjithë territorin e Shqipërisë, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zona lokale do të ketë reshje mesatare deri në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1,000 metër do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek. Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrijnë deri në 12-16 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 7°C, në zona e ulëta -1 deri 15°C, dhe në zona bregdetare 5 deri 15°C, raporton topchannel.al. /Telegrafi/

Exit mobile version