Site icon Telegrafi

Mot me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Moti këtë të shtunë në Shqipëri parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Ndërkohë, në veri e pjesërisht në qendër, nuk do të mungojnë shtrëngata të herëpashershme afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kemi depërtimin e masave ajrore veriperëndimore, të cilat do të ndikojnë dhe në rënien e temperaturave në vlerat maksimale duke bërë që të lëmë pas këto temperature relativisht të buta që kanë arritur deri 18°C gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa sot, temperaturat maksimale nuk pritet jenë mbi 15°C.

Exit mobile version