Telegrafi

Mot me vranësira dhe kthjellime në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë nga reshjet e shiut në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin perëndimor dhe zonat luginore era do te jete relativisht intensive dhe shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 11 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/