Maqedonia është përfshirë nga rreshje të dendura të shiut, diçka që e vështirëson lëvizjen e automjeteve në akset e ndryshme rrugore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM), bën të ditur se komunikacioni zhvillohet pa ndonjë pengesë, megjithatë porosit që të jemi të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjeteve, të përdorim shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes, si edhe respektim të shenjave të komunikacionit, posaçërisht nëpër gryka dhe ngushtica.
Sidomos të vëmendshëm duhet të jenë ata që udhëtojnë në drejtimet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë – Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë, Koçan – Dellçevë dhe Resnjë – Bukovë. Në këto akse rrugore mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/