Site icon Telegrafi

Mot i qëndrueshëm në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore.

Moti parashikohet fillimisht i vranët e me reshje lokale shiu me intensitet të ulët të në jug të vendit. Më pas do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era fiton shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 5 deri në 24 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version