Site icon Telegrafi

Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellet me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 11 në 32 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version