Telegrafi

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, temperatura deri në 28 gradë Celsius

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte territori i Shqipërsë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare ne mesdite. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 8 deri në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/