Telegrafi

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në Shqipëri, duke sjellë vranësira të shpeshtat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu.

Pritet që reshjet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celsius deri në 20 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë. /Tch/Telegrafi/