Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Në mesditë vranësirat do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga veriperëndimi, e cila në brigjet e Adriatikut pasdite do të bëhet e vrullshme deri në 15 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë, raporton ATSH.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius.