Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të premten në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira, të cilat në pjesën Jugperëndimore do të japin reshje shiu jo të vazhdueshme.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim me shpejtësi 2-15 m/s. Erë me rrahje kryesisht në bregdet. Deti parashikohet i forcës 4 ballë, me lartësi vale 2.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 14/23 re diell
Kukës 11/20 re diell
Lezhë 18/24 re diell
Dibër 9/18 re diell
Durrës 16/27 re diell
Tiranë 18/29 re diell
Elbasan 15/27 re diell
Berat 14/30 re diell
Vlorë 17/28 shi diell
Korcë 12/18 re diell
Gjirokastër 10/28 shi diell
Sarandë 17/27 shi diell. /Telegrafi/